Rreth kallmetit

 
Kallmeti eshte nje zone pergjithesisht kodrinore ku lidhen ne menyre harmonike fusha e Zadrimes me malin e Veles. Ndodhet 11 km nga qyteti i Lezhes, 18 km nga bregdeti I Shengjinit dhe 55 km nga Tirana. Dallohet si zone me tradite te hershme ne kultivimin e rrushit.

…… Kallmet, lavdia e origjinës

Lexoni më shumë

Verë

Kultivimi i ketij varieteti rrushi dhe vera e prodhuar prej tij jane trashëguar falë famullive dhe familjeve verëprodhuese te zones, të cilat, e kanë bëre të famshëm këtë varietet në të gjitha epokat historike.

 

Verë e kuqe e thatë e vjetëruar.

100 % Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar ne vreshtat e Kallmetit te destinuara per kete vere nuk kalon 50 Kv/Ha. Vjelja behet e vone, 2-3 jave me vone se pjesa tjeter e rrushit qe destinohet per dy vererat e tjera, atehere kur rrushi eshte tejpjekur dhe sapo ka filluar te rrudhoset ne hardhi.

Verë e kuqe e thatë

100 % Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar ne vreshtat eshte 50-60 Kv/Ha.

Verë e bardhë e thatë

70 % Kallmet i zi, 15 % Kallmet i bardhe, 15 % Shesh i bardhe. Te tre keto jane varietete autoktone shqiptare. Kallmeti, ne te dy versionet: i zi dhe i bardhe, kultivohen në zonën e origjinës. Kallmeti i zi eshte përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës, kurse Kallmeti i bardhe ne nje hapesire me te ngushte, ne Kallmet dhe ne pak fshatra perreth, ku eshte njohur me emrin “rrush i bardhe vendi”. Ndersa Sheshi i bardhe kultivohet pergjithesisht ne te gjithe territorin e Shqiperise.

Raki

Kultivimi i ketij varieteti rrushi dhe rakia e prodhuar prej tij jane trashëguar nga te gjitha familjet e zones, si per konsum familjar ashtu edhe per treg.

 

Raki rrushi Kallmet (normale, transparente).

100 % Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar ne vreshtat eshte 50-60 Kv/Ha.

Raki rrushi Kallmet (e vjeteruar, me ngjyre ari).

Distilat me metode tradicionale nga lengu i fermentuar i rrushit Kallmet dhe e vjeteruar ne vozga lisi francez

Vaj ulliri

Kultivimi i varietetit te ullirit Kallmet dhe vaji i prodhuar prej tij jane trashëguar nga te gjitha familjet e zones, si per konsum familjar ashtu edhe per treg. Te gjitha familjet e zones e kane kete varietet dhe kane prodhuar vajin me metoda tradicionale te shtypjes me kembe ose me mullinj guri. Pervec ketij varieteti autokton ne zone jane kultivuar edhe varietete te tjera shqiptare dhe te huaja.

 

Vaj ulliri Kallmet (Ekstra i virgjer).

70 % Ullinj Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës, dhe 30 % varietete te ndryshme.

Vaj ulliri Kallmet (I virgjer i cilesise se larte).

50 % Ullinj Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës, dhe 50 % varietete te ndryshme.

1981-Casa-Coloniale-in-Tenuta-dell'Ornellaia

Kantina Kallmeti historiku

Kantina Kallmeti u themelua ne 2006 fale pasionit te tre vellezerve Gjini per veren dhe dashurise per territorin ku ata jetojne, 

Lexo më shumë
exceptional-conditions

Kushtet dhe territori

Vreshtat jane pergjithesisht me siperfaqe relativisht te vogla te ngritura nga familjet e zones ne terrene kodrinore

Lexo më shumë
filosofia-produzione

Filozofia e prodhimit

Procesi i vereberjes kryhet duke u fokusuar tek cilesia: rrushi perzgjidhet dhe verezimi mbikqyret nga SEA

Lexo më shumë

Lajme

 

Ne faqe do te gjeni te gjithe gamen e produkteve Kallmet me etiketat e reja. Ju bejme me dije se ne treg jane ne qarkullim produktet me etiketat e vjetra, per nje periudhe kohe ende te papercaktuar.
Faleminderit qe zgjidhni produktet tona.

Lexo të gjitha lajmet

Galeria

Përhapja




Invalid Input


Invalid Input


Invalid Input


Invalid Input


Invalid Input

Media sociale


 Na ndiqni në rrjetet tona sociale :
 

Vizitoni kantinën

 

Kantina Kallmeti eshte shtepi e hapur dhe mirepret me bujari cdo vizitor. Ndodhet ne fshatin Kallmet, 11 km ne veri te qytetit te Lezhes, 18 km nga bregdeti i Shengjinit dhe 55 km nga Tirana. Ne koordinatat e sakta
(Latitudine nord: 41º51’16,44”N Longitudine est: 19º41’39.75”E)
 
Kantina mund te vizitohet ne cdo dite te javes si nga vizitore te rastit ashtu edhe nga grupe te organizuara, nga ora 9.00 deri ne 18.00.

Lexo më shumë
Kantina Kallmet